GËZUAR KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2016!

 

Janë të shumta veprimtaritë e zhvilluara me rastin e festave të fund vitit nga vullnetarët e Degës së Kryqit të Kuq Tiranë. Në mënyrë të veçantë, kalendari i këtyre veprimtarive ka shkelur institucionet shtetërore sociale me fëmijët që nuk dëgjojnë, me fëmijët që nuk shikojnë, me fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”, por dhe me fëmijët në nevojë të komunitetit.

 

Cirku 4E veçantë ishte veprimtaria e zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, në arenën e Cirkut Kombëtar të Tiranës, me 100 fëmijë jetim në komunitet dhe 27 Fëmijë në vështirësi. Kjo festë, ndryshe nga vitet e tjera u realizua falë një bashkëpunimi të gjerë me performues të Cirkut Kombëtar, nxënësit e shkollës koreografike të Tiranës, nxënësit e shkollës “Kristaq Rama”, nxënësit e shkollës “New York High School” (të cilët përgatitën edhe dhurata për të gjithë fëmijët), nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” dhe nxënësit e shkollës “Arbëria”. Fëmijët shijuan programin artistik dhe në fund morën të gjithë nga një dhuratë të përgatitur nga dega Tiranë.

 

UntitledNdërkohë të shumtë kanë qenë dhe do të jenë familjet në nevojë që do të kenë sadopak buzëqeshje me shumë falë ndihmave të shpërndara apo që do të shpërndahen deri në ditët e fundit të këtij viti.
Duke falënderuar vullnetarët, stafin dhe të gjithë dashamirësit që bëjnë të mundur këto veprimtari, ju  urojmë të gjithëve GËZUAR KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2016!


Ndajeni me miqte tuaj: