Francesco Rocca, Presidenti i federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe viziton Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze.

 

Kësaj jave, Francezco Rocca, Presidenti i Federatës, ndodhet në Gaza për t’u takuar me vullnetar dhe staf të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze të cilët po realizojmë shërbim shëndetësor, ndihmë të parë dhe shërbimet e nevojshme për komunitetin.

“Jam duke vizituar qendrën psiko-sociale në Khan Yunis në Rripin e Gazës. Kjo është një nga qendrat më të mira të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, ndërmjet disa të këtij lloji. Puna në këtë qendër psiko-sociale nënvizon me forcë rëndësinë e punës në komunitet për t’iu përgjigjur sfidave të rëndësishme, vecanërisht në këtë zonë, me pasoja sociale. Kështu, çdo ditë shumë fëmijë gjejnë mundësinë për të qëndruar së bashku dhe për të mësuar këtu. Dhe kjo është diçka me të vërtetë që të bën përshtypje.”

“Në këtë vizit tregova solidaritetin e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe #RedCross #RedCrescent me vullnetarët e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, që u plagosën në Gaza ndërkohë që kryenin detyrën e tyre pas dhunës së ndodhur atje.

Tërhoqa dhe një herë vëmendjen e të gjitha palëve për respektimin e punonjësve humanitarë në cdo situatë. Ata nuk janë për tu marrë në shenjë. #NotATarget #GazaStrip

Ndajeni me miqte tuaj: