Në ditët e fundit, në portet e Italisë së Jugut kanë mbërritur më shumë se 3300 persona. Kryqi i Kuq Italian është prezentë me më shumë se 100 vullnetar.
Mbyllja e rrugës ballkanike, temperaturat në ngjitje dhe deti i qetë, kanë riaktivizuar fluksin e refugjatëve drejt Italisë. Pas disa ditëve të qeta, në orët e fundit është ripërsëritur në distancën e një javë nga piku i mëparshëm, një mbërritje masive të emigrantëve në brigjet e Italisë. Prej disa kohësh, nuk ishin regjistruar mbërritje të tyre, por të përqendruara në pak orë. Me mijëra të dëshpëruar gjenden përkohësisht nw mes tw detit, duke u ndeshur me valët dhe duke vënë në provë të fortë njësitë e shpëtimit.
Pasi kanë siguruar mjetet e transportit, burra, gra dhe shumë fëmijë gjenden të pasigurt në det të hapur, pa asnjë pikë referimi, pa ushqim e as ujë, me shpresën se dikush do të vijë për t’i shpëtuar para se të mbyten. Në ditët e fundit janë shpëtuar 3,366 emigrantë nga anijet e njësisë Triton dhe anije civile që qarkullojnë mes Libisë dhe Italisë; 730 persona kanë mbërritur në Pozallo ditën e martë dhe 2600 të tjerë – përfshirë këtu shumë fëmijë të pashoqëruar dhe gra shtatzëna – janë shpëtuar të mërkurën, në portet e Augustas, Trapanit, Mesinës, Rexhio Kalabrias dhe Krotones.
Në çdo port, degët e Kryqit të Kuq Italian, së bashku me autoritetet vendore dhe ato të shërbimit shëndetësore lokal, kanë vendosur në gatishmëri mjetet e tyre logjistike për të pritur sa më mirë mijërat e emigrantëve të rraskapitur nga udhëtimet e gjata dhe të vështira. Të mërkurën, në portet siciliane dhe kalabreze, të paktën 104 vullnetarë të Kryqit të Kuq, me ndihmën e Departamentit të Shëndetit Publik, ndërmjetësve kulturorë dhe Emergjencat civile, kanë shpërndarë ujë, ushqim, kite higjienike, por dhe veshje e këpucë.
Me gjithë stërmundimin e madh fizik, prania e emblemës të Kryqit të Kuq në vendet ku këta nevojtarë mbërrijnë, përfaqëson sigurinë e një dore që pret t’i ndihmojë dhe të një mbështetje në hapat e tyre të para në një vend të sigurt për ta. Në tre muajt e parë të vitit 2015, u regjistruan 8 900 emigrantëve në brigjet tona, ndërsa nga fillimi i vitit 2016, Kryqi i Kuq ka ndihmuar 17,516 njerëz, pothuajse dyfishi në krahasim me vitin e kaluar; 8577 kanë mbërritur vetëm në muajin Mars.
Ndërkohë, që dje, në Portin e Palermos kanë mbërritur dhe 364 emigrantë të tjerë të shpëtuar në Kanalin e Sicilisë.