Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe – Raporti përfundimtar i përgjigjes së Apelit të Ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të zonave të përmbytura në Jug të vendit në fillim të vitit. Përmbledhje e raportit.

 

Për shkak të shirave të rënda, të cilat kanë variuar nga 160 deri në 200 mm në tri ditë, të barabarta këto me mesataren mujore normale, jugu dhe jug lindja e Shqipërisë u godit nga përmbytje të mëdha që çuan në evakuimin e 850 familjeve nga shtëpitë e tyre, duke filluar nga 1 shkurti 2015.

Situata në Vlorë dhe Fier, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër u bë mjaft kritike, shirat e rëndë, që ranë pa pushim për pesë ditë rritën mjaft nivelin e lumenjve Vjosë, Devoll, Osum dhe Seman të cilët dolën nga shtrati dhe shkaktuan përmbytje të rënda në shumë zona duke përmbytur dhe disa rrugë kryesore nacionale. Dalja nga shtrati e lumenjve rrezikoi popullsinë pran dhe në fshatrat Levan, Darzezë, Fitore, Poro, Delisuf, Akërni, Novoselë, Bishan, Mifol, Ferras dhe Ura Vajgurore.

Qeveri shqiptare mobilizoi Policinë e Shtetit, njësitë e Ushtrisë dhe Emergjencat Civile të cilët ndihmuan familjet e prekura në zonat më të rrezikuara, në mënyrë të veçantë me evakuimin e njerëzve dhe duke i dërguar pjesën më të madhe të tyre, te të afërmit apo miqtë e familjeve. Paketa ushqimore dhe ujë i pijshëm u shpërndanë me ndihmën e kompanive private.

Sipas informacioneve të dhëna nga degët e Kryqit të Kuq që veprojnë në zonat e përmbytura, shumë familje të prekura nga përmbytjet kanë humbur rezervat ushqimore të dimrit si dhe pajisje e mjete të tjera jetese.

Bazuar në raportet e degëve, nuk ka pasur nevojë për vënien në zbatim të programit “Rivendosja e lidhjeve familjare, duke qenë se familjet e evakuuara janë vendosur te të afërmit apo miqtë e tyre.

Disa stacione pompimi dhe të furnizimit me ujë janë përmbytur. Për pasojë, shumë nga zonat e prekura nga përmbytjet nuk kanë energji elektrike dhe ujë të pijshëm, çka e shton akoma më shumë vulnerabilitetin e shumë familjeve. Autoritetet vendore kanë organizuar shpërndarje të ujit të pijshëm për familjet që kanë qëndruar.

Sipas informacioneve të autoriteteve ja disa shifra kryesore:

  • Janë rreth 42 000 persona të prekur në të gjitha zonat e përmbytura: në Vlorë 15 800; Fier 20 000, berat, Elbasan dhe Gjirokastër 6 100;
  • Janë 850 familje të evakuuara;
  • Rreth 2 000 shtëpi janë rrethuar nga uji; një pjesë e mirë e tyre të përmbytura dhe të dëmtuara seriozisht; në zonën e Vlorës 750 shtëpi, në Fier 720, në Berat 180, në Elbasan 260 dhe në Gjirokastër 90 shtëpi;
  • Janë rreth 3500 kokë bagëti të ngordhura, dhe rreth 6 000 bagëti të evakuuara.
  • Një sipërfaqe prej 17 000 hektarësh e përmbytur, në zonën e Vlorës 8 000 Ha, në Fier, 7 000 ha, berat 1 000 ha, Elbasan 600 ha, Gjirokastër 400 ha.

Policia e Shtetit lajmëroi të gjithë qytetarët që do të udhëtonin në Jug që të ndërprisnin udhëtimin për momentin. Ndërkohë që shumë ura u shkatërruan. Evakuimi emergjentë u realizuar nga njësitë ushtarake.

Federata ju përgjigj apelit të Kryqit të Kuq Shqiptar me një ndihmë për 7 543 persona me ushqime dhe materiale të tjera jo ushqimore në një shumë pre 246 846 CHF.

 

Bashkangjitur një kopje e raportit:

Dref 2

Dref 4

Dref 5

Ndajeni me miqte tuaj: