Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) është thellësisht e prekur nga fakti që i ftohti ka marrë tri jetë njerëzore në Greqi

Publikuar: 21 janar 2016

 

Një fëmijë vetëm pesë vjeç dhe dy gra kanë vdekur nga të ftohtit në ishullin Lesvos, pas një udhëtimi rraskapitës nëpër detin Egje.

 

Shefi i Zyrës së Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK)  në Greqi, Karen Bjornestad, tha se : “Qindra njerëz mbërritën të mërkurën të lagur tërësisht, në një të ftohtë të hidhur e duke u dridhur pasi kishin kaluar një det të trazuar me një mot të ngrirë duke ardhur nga Turqia.

 

“Shërbimi shëndetësor bëri gjithçka mundi për të trajtuar tre prej tyre nga një hipotermi e rënda, në mes tyre dhe një fëmijë pesë vjeçar, por ata vdiqën me të mbërritur në Greqi.”

 

Më shumë se 18 anije, secila prej tyre më të paktën 45 emigrantë në bord, kanë mbërritur në plazhet e këtij ishulli të mërkurën. Ekipet e shpëtimit dhe ata të ndihmës së parë të Kryqit të Kuq Grek kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për të ndihmuar njerëzit për të qenë të sigurt dhe për trajtuar rastet e tjera me hipotermi, duke arritur të sjellin në jetë një tjetër grua emigrante.

 

IFRC dënon vdekjen e emigrantëve dhe u bën thirrje politikanëve për të vënë në prioritet e tyre krijimin e rrugëve të sigurta dhe ligjore për njerëzit që kërkojnë azil të detyruar për tu larguar nga vendet e tyre nga dhuna dhe persekutimi.

 

Bjornestad shtoi se : “Këto vdekje të panevojshme, janë të turpshme – ne duhet të krijojmë rrugë të sigurta për njerëzit që largohen për të shpëtuar nga konflikti, persekutimi dhe varfëria. Vdekja nuk duhet të jetë rezultat i plotësimit të një dëshire një dëshirë themelore të njeriut për të jetuar në siguri dhe në kërkim të një të ardhme. ”

 

Gjatë vitit 2015, Kryqi i Kuq grek ka ofruar mbështetje për të paktën 188.000 persona në ishujt  Kos, Samos, Kios dhe Lesvos nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave emergjente, veprimtarive të ndihmës së parë dhe mbështetjes psiko-sociale për njerëzit që vuajnë nga trauma.

 

Për më shumë informacion / intervista, kontaktoni koordinatoren e FNKK për komunikimin në Greqi, Caroline Haga në Greqi në +30 694 985 1330 | +36 704 306 500 ose email caroline.haga@ifrc.org

 

Shënime për redaktorët: Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe ka qenë në vijën e parë të frontit të krizës së emigrimit që kur kjo krizë nisi. 74 000 vullnetarë në 28 vende, kanë mundur të ndihmojnë mbi 600000 njerëz. FNKK ka lëshuar një apel ndihme që shkon në më shumë se 70 milionë franga zvicerane për të siguruar shërbimet më jetësore dhe ndihmë për të plotësuar nevojat e njerëzve dhe të familjeve në nevojë në  mbarë Evropën.

 

Fushata e FNKK “Të mbrojmë njerëzoren – Stop indifference” Protect humanity – Stop indifference, u bënë thirrje publikut, partnerëve dhe vendimmarrësve që të bëhen pjesë e thirrjes për mbrojtjen tërësore të emigrantëve, pa diskriminim dhe në çdo fazë të udhëtimit të tyre.

Ndajeni me miqte tuaj: