Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me Teledoc Albania organizuan sot një seancë dhurimi vullnetar të gjakut. Ekipi i Teledoc Albania ju përgjigj kështu thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Nevojat për gjak, vecanërisht në këtë periudhë pandemie janë të mëdha. Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë dhuruesit dhe në emër të fëmijëve talasemikë!