Krahas shpërndarjeve të ndihmave ushqimore dhe jo vetëm, ekipet lëvizëse multidisiplinare të degëve të Tiranës, Durrësit, Laçit, Lezhës, Krujë dhe Shijak kanë nisur verifikimin në terren të familjeve të prekura nga tërmeti dhe që jetojnë në kushte të vështira.
Ata ofrojnë ndihmë psiko-sociale, si dhe shikojnë mundësinë e mbështetjes së familjeve për të lehtësuar vështirësitë e përditshmërisë me të cilat përballen.
Kështu, vullnetarët e degës Tiranë ishin në Kashar dhe në Bërzhitë, në Durrës, në Arapaj, zonën e Plazhit dhe në vetë qytetin e Durrësit, ndërsa në Laç në fshatrat Zheje dhe Vilëz.