“Eja dhe ti të dhurosh gjak” – Besimtarët mysliman dhe ata katolik dhurojnë gjak.

 

Në dy javët e para të muajit mars janë dhuruar 242 njësi gjak, ndërkohë që janë treguar të gatshëm për të dhuruar 400 persona në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Lezhë etj.

Promarketing Elbasan 2Mbi 40 besimtarë muslyman në Xhaminë Mbret në Elbasan dhe 40 besimtarë katolikë në Katedralen “Shenjta Mari” në Lezhë iu bashkuan iniciativës humane për të dhuruar gjak. Janë mbi 60 dhurues vullnetar që dhuruan gjak nga këto komunitete fetare. Nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman dhe Katolik në bashkëpunim me KKSH organizojnë fushatë sensibilizimi dhe e shtrijnë atë në të gjithë vendin siç është rasti i Komunitetit muslyman. Në ditët në vazhdim dhurimi vullnetar i gjakut do të shtrihet në xhami dhe në rrethe të tjera në vend. Veprimi i tyre është një ndihmë e rëndësishme që jepet për jetën e pacientëve në nevojë për gjak dhe veçanërisht për fëmijët.

Coll center tirane 3Ndërkohë, janë mbi 100 efektiva të policisë së  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të rrethit Tiranë që janë përgjigjur apelit të Kryqit të Kuq duke dhuruar gjak. Ky shembull është ndjekur dhe nga Drejtorisë të Policisë, Lezhë, ndërkohë që kanë treguar gatishmërinë e tyre dhe Drejtoritë në rrethe të tjera për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve në nevojë.

Një shembull mjaft pozitivi është ai treguar nga të rinjtë e sipërmarrjeve private Call Center në Tiranë, Durrës, Teleperformanca, Promarketing në Tiranë dhe në Elbasan. Janë mbi 100 dhurues vullnetar nga këto institucione që kanë dhënë kontributin e tyre human.

Dhurimi i gjakut është dhurata më e çmuar, prandaj duhet të dhurojnë të gjithë pasi gjaku nuk njeh gjini, racë, fe apo parti.

Kryqi Kuq Shqiptar falënderon të gjithë Drejtuesit e këtyre institucioneve dhe në veçanti dhuruesit vullnetar të gjakut dhe ato që dhurojnë rregullisht.

 

Programi i Gjakut

Ndajeni me miqte tuaj: