Dy vjet pas tajfunit Haiyan, në Filipine

Për shumë nga të mbijetuarit e Tajfunit Haiyan, fjala “bangon” (buzëqesh) në dialektin tagalog u bë një refren, ndërkohë që nisën të rindërtonin jetët e tyre.

Ishte një rrugë e gjatë për tu përshkuar, por pas dy vjetësh nga ajo ditë, komunitete kanë gjetur vetveten!

Faleminderit për mbështetjen tuaj të fortë!

 

Kanë kaluar dy vjet nga Tajfuni Haiyan, stuhia më shkatërruese që ka goditur Filipinet, dhe që përfshiu një zonë shumë të gjerë, nga Visayas dhe në veri Palaëan. Tajfuni i tmerrshëm i kategorisë 5 preku tokën me një shpejtësi që i kalonte 300km në orë. Erërat shumë të forta dhe shirat e rrëmbyer shkaktuan përmbytje dhe stuhi që sollën për pasojë shkatërrime veçanërisht në fshatrat dhe qytete bregdetare. Shifrat zyrtare vlerësuan se në rajonet ku ka kaluar tajfuni janë të paktën 6300 të vdekur dhe më shumë se 16 milion njerëz të prekur.

 

Të nesërmen e tajfunit, Kryqi i Kuq Filipinas, i mbështetur nga Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, filloi një operacion të gjerë ndihme dhe rivitalizimi. Kryqi i Kuq shpërndau ndihma emergjente për 1.3 milion njerëz, përfshirë tenda për strehim, ujë, ushqim, ndihmë mjekësore dhe para. Që nga ajo kohë, fokusi u zhvendos në ndihmë afatgjatë për rikthim në normalitet. Kështu, janë më shumë se 622 000 persona që kanë përfituar që nga shtëpi të reja e deri në ato të riparuara, dhe para për tu rikthyer nën normalitet. Më shumë se 222 500 të tjerë kanë pasur qasje për lehtësi shëndetësore dhe shkollore por dhe për shërbime sanitare.

 

Me mijëra ndërtues dhe karpentier që kanë marrë pjesë në procesin e ndërtimit kanë mësuar teknikat e thjeshta të ndërtimit të shtëpive në mënyrë që ato të jenë më të forta dhe më rezistente ndaj katastrofave të ardhshme. Duke qenë një operacioni i hapur, me mijëra njerëz i janë bashkuar Kryqit të Kuq si vullnetarë, duke përcjellë te familjet, miqtë dhe fqinjët, atë që kanë mësuar në kryqin e kuq në lidhje me parandalimin e sëmundjeve dhe zbutjen e fatkeqësive.

 

Sot, dy vjet pas kësaj katastrofe, Kryqi i Kuq vazhdon punën e tij për të fuqizuar komunitetet, familjet dhe individët për të përmirësuar jetën e tyre. Mbështetje për një jetë më të mirë, shkon përtej dhënies së grandeve në të holla për familjet me qëllim fillimin e veprimtarive fitimprurëse. Për herë të parë, Kryqi i Kuq Filipine është duke punuar me më shumë se 1100 të rinj për trajnimin e tyreve përmes trajnimit të aftësive të tyre në menaxhimin grandeve për 100 projekte sipërmarrje në komunitet.

Kryqi i Kuq vazhdon veprimtarinë e tij jetësor të trajnimit dhe të pajisjes së mijëra vullnetarë në fushën e zvogëlimit të rrezikut të fatkeqësive, duke u siguruar që komunitetet janë më të përgatitur për katastrofat e ardhshme.

Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) –

Ndajeni me miqte tuaj: