Dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019


Dy vjet më parë, tërmeti shkatërrues me epiqendër në Durrës u mori jetën 51 personave, la mbi 1000 të plagosur dhe dëmtoi rreth 17 mijë ndërtesa. Kryqi i Kuq Shqiptar është pranë të gjithë atyre që humbën të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi dhe bën thirrje për solidaritet dhe mbështetje për zonat e prekura për të rindërtuar jetën e tyre.
Kryqi i Kuq Shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë pranë më nevojtarëve në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti.
• Në momentet e para me Ndihmë të Parë, Mbështetje Psikologjike, ndihma ushqimore dhe jo ushqimore dhe stehim të përkohshëm dhe pas fazës së parë në një ndihmë të organizuara dhe të planifikuar me ushqime, mbështetje financiare, mbështetje psikologjike, etj.
• E mbështetur fort nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në organizimin e ndihmës për më nevojtarët, Kryqi i Kuq Shqiptar ka bashkëpunuar ngushtë me organet e pushtetit vendor dhe atij qendror si dhe me donatorët e ndryshëm brenda dhe jashtë vendit, brenda dhe jashtë Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
• Kështu gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar 45 000 persona; janë shpërndarë 6524 pako ushqimore ndërkohë që 13 800 persona kanë marrë ushqim të gatshëm në momentet e para; janë shpërndarë 32 900 copë batanije dhe 7550 kite higjienike; 1100 familje kanë marrë mbështetje financiare për një periudhë kohore 6 mujore; 3500 persona kanë marrë mbështetje psikosociale ndërkohë që 100 000 persona kanë marrë njohuri mbi rreziqet nga katastrofat.
#KryqiiKuqShqiptar #IFCR #solidarity #StrongerTogether

Ndajeni me miqte tuaj: