Dy veprimtari të Degës së KK Tiranë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Dega e Kryqit të Kuq, Tiranë vazhdon me intensitet ndërhyrjen për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekuara nga tërmeti. Kështu dje më datë 12 dhjetor, vullnetarët e degës së KK Tiranë shpërndanë paketa familjare mujore standard të Kryqit të Kuq Shqiptar (një pako ushqimore 20.5 kg ushqime+20 kg miell), 5 batanije dhe një kit higjienikë familjar për 40 familje të prekur nga tërmeti në fshatin Kuç (Vorë), falë bashkëpunimit dhe me mbështetjen e USAID,
Ndërkohë që gjatë mbrëmjes, vullnetarët e degës, shërbyen ushqime të ngrohta të gatuara në Qendrën Sociale të degës së KK Tiranë, për 300 banorët e akomoduar në kampin e Vorës.
Ndërkohë, dega e KK Tiranë vazhdon takimet me njësitë vendore për të koordinuar mbështetjen e Kryqit të Kuq për të gjithë banorët e dëmtuar në Tiranë. Ndërhyrja vazhdon…

Ndajeni me miqte tuaj: