Në datën 29 dhe 30 Gusht, zhvilloi një vizitë në Kryqin e Kuq Shqiptar dhe në degët e tij në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, z. Simon Misiri, Drejtor i Zyrës për Europën i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Gjatë kësaj vizite ai u shoqërua nga Presidenti i KKSH, Magj. Ylli Alushi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Artur Katuçi të cilët e njohën më nga afër me punën e bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar, dhe nga degët e tij, në ndihmë të më nevojtarëve, veçanërisht në fushën e përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash, atë sociale, të shëndetit apo të ndihmës së parë.
Mbështetje dhe ndihma e Federatës ndërkombëtare, dhe posaçërisht Zyrës që ai drejton u evidentua në pritjen që i rezervuan z. Sokol Gjoka, Drejtor i Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, Kryetarja e Këshillit të Qarkut në Shkodër znj. Greta Bardeli, Prefekti i Tiranës, z. Admir Abrija, etj.
Kontributi i Federatës në vite, në fatkeqësitë e ndryshme që kanë prekur vendit tonë, dhe vetë Z. Simon Misiri për kontributin e tij u nderuar me certifikatën “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, nga Z. Ardrin Dalipi në një pritje të organizuar në ambientet e Këshillit të Qarkut, Tiranë.
Vizita është pjesë e një turi ballkanik dhe kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit me Shoqatat Kombëtare të këtij rajoni.