Dita ndërkombëtare e emigrantëve: FNKK bën thirrje për një mbrojtje më të madhe për emigrantët përballë rritjes së indiferencës

18 Dhjetor 2015

Budapest/Gjenevë: Sipas Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK), përballë faktit se çdo ditë, më shumë se 3 000 persona vazhdojnë të mbërrijnë në Greqi, ndryshimi i rregullave të kalimit të kufijve dhe rritja e indiferencës ndaj tyre në mbarë Europën, ka bërë që të drejtat dhe siguria e emigrantëve të jetë në rrezik.

 

Këtë vit, 18 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e emigrantëve, kremtohet në sfondin e lëvizjes më të madhe të njerëzve që nga Lufta e Dytë Botërore, me nevojat në rritje me rrezikun që të mos plotësohen të emigrantëve që udhëtojnë nëpër Evropë.

“Mijëra emigrantë janë duke u lënë në një harresë të tmerrshme,” tha Simon Missiri, Drejtor i emëruar i Zyrës së Evropës i FNKK. “Ndryshimi i rregullave të kalimit të kufirit dhe indiferenca politike në rritje në të gjithë Evropën, ka bërë që të drejtat e njeriut të emigrantëve të jenë në rrezik. Është më se urgjente që qeveritë të veprojnë për të gjetur një zgjidhje politike të kësaj krize humanitare. ”

Ndryshimet e fundit në kontrollin kufitar dhe të kritereve të hyrjes në vendet transit europiane kanë ndikuar në të gjithë emigrantët, ndërkohë që vetëm tri kombësi – ajo siriane, afgane dhe irakiane – nuk pengohen të udhëtojnë nëpër ato vende. Mijëra njerëz janë kthyer në qendrat e përkohshme të ngritura në Athinë, ku po qëndrojnë në kushte të këqija dhe me pak informacion në lidhje me atë që çfarë e ardhmja u ka rezervuar.

Missiri tha: “Greqia nuk duhet të lihet e vetme për të përballuar këtë situatë. Rojet bregdetare të saj, ekipi e shpëtimit të Kryqit të Kuq Grek dhe të tjerë janë duke shpëtuar me qindra njerëz nga uji çdo ditë. Ende, më shumë se 3,000 persona në nevojë urgjente për ndihmë, mbërrijnë çdo ditë në Greqi. Thjesht, ne nuk mund të pretendojmë se kjo nuk po ndodh.”

FNKK kërkon që të zbatohen detyrimet e Shteteve për të garantuar dinjitet dhe mbrojtje, dhe për të mundësuar tolerancën dhe përfshirjen sociale të emigrantëve, pavarësisht se nga ata janë dhe shkaku pse ata janë në lëvizje.

Kryqi i Kuq është duke ju përgjigjur krizës së emigrimit në Evropë me gatishmërinë e 65.000 vullnetarë në 28 vende dhe ka arritur të ndihmojë të paktën 475,000 prej tyre që kanë qenë ose janë transit. FNKK ka lëshuar një apel ndihme në një shumë prej 70 milion Franga Zvicerane me synim sigurimin e shërbimeve jetësore të qëndrueshme dhe ndihmës për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe familjeve të rrezikuara që janë në lëvizje në Evropë.

Fushata e FNKK “Të mbrojmë njerëzoren – Stop indiference” u kërkon njerëzve, partnerëve dhe vendimmarrësve që t’i bashkohen thirrjes tonë për mbrojtjen universale, pa dallim të emigrantëve, në çdo fazë të udhëtimit të tyre.

Më shumë informacion, ju mund ta gjeni në www.ifrc.org/protecthumanity

Ndajeni me miqte tuaj: