Ky është mesazhi që po përcillet në institucione dhe rrethe të ndryshme nga vullnetarët dhe stafi i programit të promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut të Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH). Dhurimi i gjakut, përveçse është i rëndësishëm për kë e merr, është edhe një mënyrë e provuar efikase për shëndetin e dhuruesit, përveç se përfiton dhe realizimin falas të analizave të gjakut.
Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar, pa shpërblim. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij. Nisur nga rëndësia e këtij fakti, dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë të përvitshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të ndryshme, Universiteteve dhe KKSH.
Pjesë e kësaj iniciative humanitare, në ambientet universitare transmetohet çdo ditë mesazhi “Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën”, me qëllim ndërgjegjësimin dhe angazhimin e studentëve dhe punonjësve, për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve shëndetësore që hasin njerëz të ndryshëm, jeta e të cilëve, varet nga gjaku i dhuruar.
Java e parë e muajit Nëntor, u hap me fushatën sensibilizuese të KKSH në Universitetin Bujqësor në Kamzë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. 250 student vullnetar ju përgjigjen thirrjes për të dhuruar gjak. Në qytetin me tradita dhe kulturë të Shkodrës, studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Infermieri, treguan gatishmëri të lartë për dhurim gjaku. Mbi 90 veta dolën vullnetar, e dhuruan 61 persona.
Në javët e ardhshme gjatë muajit nëntor do të dhurojnë gjak, studentët e Universiteteve të tjera në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë dhe Berat.
Ndërkohë që apelit të KKSH për dhurim gjaku i janë përgjigjur institucione të ndryshme si:
- Bashkia, Tropojë;
- Komuniteti muslyman Dibër (Xhamia);
- Fasoneria Blu Sky në Fier; 75 dhurues
- Katedralja Lezhë, 50 vullnetarë, 31 dhurues
- etj
Dhurimi i gjakut nuk njeh kufijë e as ndasi, të cfarë do lloj qofshin ato, por vetëm se nevojtarë dhe gëzimin e dhurimit të jetës për ta.
Kryqi i Kuq Shqiptar përcjell një falënderim dhe mirënjohje të veçantë jo vetëm për drejtuesit por për të gjithë dhuruesit e gjakut, në veçanti për ata që dhurojnë rregullisht.