Deklaratë për Sirinë e Presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Peter Maurer

 

 

Kjo është vizita ime e pestë në Siri dhe çdo herë që vij, shoh më shumë vuajtjet. Gati gjysma e popullsisë është zhvendosur dhe të gjithë janë të lodhur nga konflikti. Nevojat humanitare janë të tepër të mëdha, dhe në disa pjesë të vendit, të prekura nga luftimet, këto nevoja janë në rritje të shpejtë.

 

Veçanërisht, kjo në vendet e vështira për tu arritur. Parregullsia e ndihmës i ka ekspozuar këto pjesë të popullsisë ndaj mungesës së kequshqyerjes, ujit të papastër, apo mungesës së përkujdesjes së duhur mjekësore.

 

Mbi të gjitha, ajo që është e qartë për mua është se edhe nëse konflikti përfundon nesër, nevoja për ndihma humanitare do të jetë e frikshme.

 

Gjatë vizitës sime, unë u takova me zyrtarë sirianë me të cilët kemi folur pikërisht për nevojën e këtyre ndihmave humanitare. Në takimet me ta, unë kam theksuar dëshirën time për një qasje më të gjerë dhe të rregullt të KNKK-së për civilët dhe të ndaluarit dhe theksova rëndësinë kritike për të gjitha palët në konflikt, që të lehtësojnë më mirë punën tonë në terren, për një qasje më të shpejtë dhe papengesa.

 

Në terren, unë jam impresionuar me përkushtimin e mijëra vullnetarëve të Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane (GjKAS) të cilët punojnë me ne (KNKK) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Së bashku me GjKAS, ne jemi të gatshëm për të rritur operacionet tona humanitare neutrale; ne jemi të gatshëm të rrisim masën e shpërndarjes së ndihmave jetësore. Por mundësia e qasjes është absolutisht e nevojshme për ne. Ne nuk mund të ndihmojnë njerëz që nuk mund t’i arrijnë.

Unë jam i inkurajuar nga progresi gradual që kemi bërë në dhënien e ndihmave përtej linjave të konfliktit. Në vitin 2016, ne kemi kryer 8 herë më shumë operacione ndihmese në vitin 2015, dhe që nga fillimi i këtij viti, kemi ndihmuar në zhvillimin e 19 operacioneve të tilla. Kjo është bërë e mundur falë dialogut tonë të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë me të gjitha palët në konflikt.
Megjithatë, është shumë e qartë se vetëm ndihmat afatshkurtra nuk janë të mjaftueshme. Për këtë arsye është e rëndësishme të ndërtojmë një proces afatgjatë që mund ta mbështesim për një kohë të gjatë. Ne do të përshkallëzojmë programet tona të jetesës për t’ju përgjigjur pritshmërisë së atyre që kanë nevojë për më shumë zgjidhje të qëndrueshme si nëpërmjet grandeve në të holla apo projekteve të ngritjes së bizneseve të vogla, për të rindërtuar jetën e tyre.

 

Në këtë vizitë, unë kam pasur fatin të bisedoj drejtpërdrejt nga njerëzit që përpiqen për të mbijetuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Rrugës për në Zabadani, shkatërrimi është i qartë dhe shkatërruese. Në Ein el-Fijeh kam takuar mësuesit e shkollës – dhe ata të zhvendosur nga luftimet – të cilët ishin mjaft të shqetësuar për vitet e humbura të arsimit, dhe pasojat që kjo ka për të ardhmen e kaq shumë fëmijëve sirianë. U preka shumë kur Manar, një vajzë siriane vetëm 13 vjeç, që takova në qendër psikosociale të GjKAS në Al Tal, më dhuroi një punim dore.
Kriza siriane është para së gjithash një krizë mbrojtje dhe ne duhet të shohim të respektuara rregullat e luftës. Ne të gjithë duhet të bëjmë çfarë është e mundur për të ndihmuar Manar dhe të tjerët që të shërojnë plagët psikologjike të marra në këtë konflikt. Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet siriane për të adresuar nevojat e familjeve, që kanë pjesëtarë të zhdukur, për të ndihmuar në përmirësimin e trajtimit të të burgosurve dhe kushtet e tyre dhe për të marrë kontakt me civilët e bllokuar në luftime.

 

Është më se e qartë, se për t’i dhënë fund këtyre vuajtjeve, është e thelbësore një zgjidhje politike. Megjithatë, kjo zgjidhje nuk mund të na shkëpus nga nevojat e njerëzve si ata që takova dje dhe sot. Ndihma duhet të jetë e ndarë nga procesi politik dhe ky proces nuk duhet të errësojë botës shikimin për vuajtjet e popullit sirian.

Ndajeni me miqte tuaj: