Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatë Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Elhadj As Sy, mbi humbjet e fundit tragjike të jetëve në detin Mesdhe.

Humbjet e jetëve njerëzore, të shtunën, të qindra emigrantëve në Detin Mesdhe janë një ilustrim i qartë i indiferencës globale ndaj vështirësive të emigrantëve, dhe faktorët që detyrojnë njerëzit të lenë shtëpitë e tyre, në kërkim të sigurisë, të një të ardhme më të mirë apo thjesht të dinjitetit të tyre njerëzor.

Çdo herë që një anije mbytet, mbytet dhe një pjesë e ndërgjegjes sonë njerëzore sepse ne e dimë se ata mund të ishin shpëtuar. Sigurisht që operacionet e kërkim shpëtimin kanë nevojë të ngrihet në një shkallë më të lartë, por shumë më tepër mund të bëhet, përpara se njerëzit të marrin vendimin që të venë jetët e tyre në rrezik, në duart e kontrabandistëve.

Të mbrosh njerëzit në lëvizje është një përgjegjësi kolektive. Çdokush i përfshirë në këto udhëtime – përfshirë autoritet në vendet e origjinës, të transitit apo të destinacionit – kanë për detyrë themelore të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të parandalojnë çdo veprim që mund të vendosë jetën e këtyre njerëzve në rrezik.

Në u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me vendosmëri për të parandaluar humbje të tjera jetësh njerëzore.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha Shteteve që të tregojnë solidaritet dhe lehtësi pranimi për të gjithë ata njerëz që kërkojnë siguri.

I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të intensifikojë përpjekjet për të informuar emigrantët për rreziqet që i përballin ata me trafikun njerëzor dhe rreziqet e kalimit të deteve.

Në u bëjmë thirrje autoriteteve që të dënojnë ashpër të gjithë ata që përfshihen dhe përfitojnë nga trafiku i qenieve njerëzore.

Ne bëjmë thirrje për një qëndrim të ri global për të trajtuar arsyet e migracionit që janë konfliktet, diskriminimi dhe pabarazinë ekonomike.

Le t’i themi ndal indiferencës që po e kthen detin Mesdhe në një varrezë të madhe.

FEDERATA NDËRKOMBËTARE E SHOQATAVE TË KRYQIT TË KUQ DHE GJSYËMËHËNËS SË KUQE

20 PRILL 2015

Ndajeni me miqte tuaj: