Sot, në sallën e mbledhjeve të Bashkisë Pogradec u realizua një seancë dhurimi vullnetar të gjakut për fëmijët talasemike. Thirrjes sonë për të dhuruar gjak, ju bashkua stafi Bashkisë së qytetit, të rinjë nga projekti Nehemiah Gateway që zhvillon projekte të kurseve të gjuhës gjermane. Pjese e dhurimit u bënë dhe vullnetarë të degës dhe pastori i Kishës Apostolike, etj. Falenderojmë të gjithë ata që ju bashkangjitën thirrjes së Kryqit të Kuq dhe në veçanti dhuruesit e gjakut. Pikërisht në këtë seancë dhuruan gjak për herë të parë dhe tre vullnetarë të degës, duke u bërë kështu pjesë e armatës së madhe të dhuruesve të gjakut. Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!
