Dega e Kryqit të Kuq Kukës shpërndan ndihma për familjet në nevojë

Vazhdojnë shpërndarja e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë nga degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në vazhdim të masave që Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndërmarrë për të kontribuar në zbutjen e pasojave sociale dhe ekonomike të krijuara prej situatës aktuale nga pandemia.
Ditët e fundit, dega e Kryqit të Kuq Kukës ka shpërndarë 100 pako ushqimore familjare mujore të mundësuara nga Fondacioni Coca Cola dhe pako ushqimore për 50 familje në nevojë me mbështetjen e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit.

Ndajeni me miqte tuaj: