Dega e Kryqit të Kuq Gjirokastër – Veprimtari të shumta në fushën e shëndetit dhe në atë të ndihmës së parë.

 

Janë të shumta veprimtaritë e organizuara nga vullnetarët e degës në fushën e shëndetit. Këto veprimtari zhvillohen kryesisht me nxënësit e shkollave të qytetit por dhe me publikun e gjerë. Ato kanë qenë gjithnjë të pranishme në veprimtaritë e degës, por në këtë fillim viti ato na vijnë më të organizuara, dhe më cilësore falë bashkëpunimit të ngushtë me Drejtorinë arsimore dhe me drejtuesit e shkollave. Janë për t’ përmendur veprimtaritë e zhvilluara në:

  • Shkollën 9 vjeçare “Çajupi” me nxënësit e klasave të VIII mbi projektin “Higjiena në komunitet” me qëllim mbajtjen pastër të ambientit ku punojmë, cka sigurisht që ndikon në një shëndet më të mirë.
  • Shkollën e mesme “Asim Zeneli” me dy klasa të vitit të X, ku nxënësit u informuan në veçanti për projektin “Parandalimi i sëmundjeve nga substancat që krijojnë varësi “Drogat, Duhani, Alkooli”. Takimet u realizuan nga Koordinatoret e Shëndetit në degë, Persa Koxhioni, Dhimitra Xhakolli.
  • Shkollën 9 vjeçare “Koto Hoxhi” me nxënësit e klasës së IX, me teme “parandalimin e HIV-AIDS”.
  • Shkollën e mesme “Pandeli Sotiri” me të rinjtë e vitit të dytë, për projektin “Parandalimi i sëmundjeve nga substancat që krijojnë varësi “Drogat, Duhani, Alkooli”.
  • Në shkollën 9 vjeçare “Koto Hoxhi” me nxënësit e dy klasave të katërta për projektin “Higjiena Personale”.

Ndërkohë që ka filluar përgatitja intensive e ekipeve të ndihmës së parë të degës për konkursin e XX kombëtar të ndihmës së parë që do të kalojë nëpër tri faza, atë të degës, në fazën rajonale dhe Konkursin XX Kombëtar që do të zhvillohet më 8 maj 2016 në Tiranë.

Është kënaqësi që të shikosh ekipin e ndihmës së parë në stadiumin “Gjirokastra” të qytetit në ndeshjet që ekipi i futbollit zhvillon në kuadër të kampionatit kombëtar të futbollit.

Ndajeni me miqte tuaj: