Dega e Kryqit të Kuq Fier nderohet me titullin “Nderi I Bashkisë Fier”

Me rastin e 100 vjetorit të themelimit të KKSH, sot në Bashkinë Fier u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Nderi i Bashkisë, Fier” Degës së Kryqit të Kuq Fier. Në ceremoni morën pjesë Presidenti i KKSH Z.Ylli Alushi, Kryetari i Bashkisë Z.Armando Subashi, Kryetari i Këshillit Bashkiak Z.Vangjel Ndreka.
Ky vlerësim shkon për të gjithë vullnetarët, anëtarët dhe stafin e Degës së Kryqit të Kuq Fier për përkushtimin e tyre ndër vite. Faleminderit për kontributin tuaj !

Ndajeni me miqte tuaj: