Ndeshja nesër ndërmjet ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Izraelit, nis me një mesazh shumë të fuqishëm, me një mesazh pro jetës! Ajo hap si parin e fushatës sensibilizuese për dhurimin vullnetar të gjakut: BE THE 1! (Ji i PARI).
Motoja e kësaj fushate është: “Bashkohuni me Cristiano Ronaldon dhe Kryqin e Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak tani. Ju mund të shpëtoni jetë. BE THE 1!”
Jini ju i pari, që do të shpëtoni jetë, duke dhuruar gjak! Ndoshta nesër, dikush që ju doni apo dhe ju vetë mund të keni nevojë për të mbijetuar…
Vetë Ronaldo, një nga yjet e futbollit botëror është dhurues i rregullt vullnetar gjaku dhe një nga promotorët më të mëdhenj të kësaj kauze.
Ndiq shembullin e tij jo vetëm në futboll, bëhu dhe Ti pjesë e familjes së madhe të dhuruesve vullnetarë të gjakut! S`ka dhuratë më të çmuar se jeta! Ki mirësinë, merr guximin, fal dashuri dhe dhuro jetë! Dhuro gjak! Ti mundesh!