Sot në ambientet e Qendrës Sociale të degës së KK Tiranë, u realizua një festë me 50 fëmijë jetimë që jetojnë në komunitet në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të fëmijve. Falë vullnetarëve të degës dhe bashkëpunimit me Credins Bank, fëmijët festuan, kërcyen dhe kaluan kohë sëbashku. Nga kontributet e punonjësve në të gjitha degët e Bankës Credins në Tiranë, u realizuan dhurata për të gjithë fëmijët. Faleminderit Credins Bank për kontributin tuaj në ndihmë të njerëzve më në nevojë!