COVID-19: Rritje të testimeve dhe forcim i sistemeve shëndetësore kombëtare me mbështetjen e BE-së

Që nga fillimi i pandemisë, Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Evropë kanë mbështetur autoritetet shëndetësore të vendeve të tyre në luftën kundër COVID-19 përmes një game të gjerë shërbimesh për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit dhe për të siguruar që askush të mos mbetet mbrapa.
Në Austri, Gjermani, Greqi, Itali, Maltë, Portugali dhe Spanjë, Shoqatat Kombëtare kanë zgjeruar kapacitetet e tyre të testimeve në lëvizje, falë një mbështetje prej 35.5 milionë euro të Komisionit Evropian dhe Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK). Komisioni Evropian e financoi këtë projekt si pjesë e Instrumentit të tij të mbështetjes në raxste emergjente me qëllim rritjen e kapaciteteve të testimit dhe për të ofruar mbështetje të menjëhershme për Shtetet Anëtare. Suksesi i projektit – nëpërmjet projektit u trajnuan dhe u pajisën një numër më i madhe ekipesh testimi nga ai që ishte parashikuar fillimisht – tregon vlerën e një reagimi të koordinuar ndaj pandemisë së koronavirusit ndërmjet Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq Evropian.
Nga shtatori 2020 deri në shtator 2021, kjo nismë ka qenë një pjesë më se jetike e përgjigjes ndaj COVID-19, duke e bërë kështu të mundur RT-PCR dhe testimin e shpejtë të antigenit për më shumë njerëz. Ekipet vendore të Kryqit të Kuq kryen më shumë se 1.2 milion teste brenda objektivit të projektit. Për më tepër, në kuadër të projektit u trajnuan për mënyrën e testimit 6,800 personel dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq ndërkohë që u krijuan dhe u pajisën 1,428 ekipe të lëvizshme për të ofruar shërbime të testimit për COVID-19.
Roli në terren i Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe kapaciteti i tyre për të arritur grupet në nevojë, ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në vende si Greqia dhe Malta, ku Kryqi i Kuq ka ofruar shërbime shëndetësore dhe të përkujdesit për emigrantët dhe refugjatët. Të vendosura në kampe dhe zona të largëta, shoqatat kombëtare kanë synuar të japin in ndihmesën e tyre në frenimin e përhapjes së COVID-19 ku qasja në shërbimet shëndetësore shpesh ishte i kufizuar.
“Testimi është thelbësor në vënien në kontroll të pandemisë. Me objektivat fillestarë të tejkaluar, projekti ka dëshmuar se Shoqatat Kombëtare mund të luajnë një rol kyç në mbështetjen e sistemeve kombëtare shëndetësore në Evropë ndërkohë që ka hapur mundësi të reja për bashkëpunim të mëtejshëm me autoritetet shëndetësore vendore,” – tha koordinatori i projektit të FNKK&GjK Francisco Fong.
Ekipet vendore të Kryqit të Kuq kanë ngritën stacione testimi në qendrat e transportit ku kalojnë çdo ditë një numër i madh njerëzish. Në Itali, stafi dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq ofruan në të gjithë vendin teste të shpejta të antigenit pa pagesë për udhëtarët në 10 stacione treni. Në vende si Austria, Gjermania, Portugalia dhe Spanja, ekipet e lëvizshme të testimit të Kryqit të Kuq kanë qenë të pazëvendësueshme në arritjen e komuniteteve në nevojë fshat, ku shumë njerëz nuk kanë sigurim shëndetësor.
Ndërsa rastet me koronavirus dhe vdekjet vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, përpjekjet kolektive janë më të rëndësishme se kurrë për të ndërprerë zinxhirët e transmetimit dhe për të shpëtuar jetë. Partneriteti ndërmjet Komisionit Evropian dhe Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka qenë më shumë se i rëndësishëm në mbështetje të autoriteteve shëndetësore dhe frenimin e përhapjes së COVID-19.

Federata Ndfërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Ndajeni me miqte tuaj: