COVID-19, Kryqi i Kuq Shqiptar në mbështetje të më nevojtarëve
Ka nisur sot, aksioni i radhës i Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të familjeve në nevojë, në këtë situatë të rënduar shëndetësore të krijuar nga COVID-19. Ky aksion synon shpërndarjen e pakove ushqimore me ushqime bazë për familjet në vështirësi ekonomike, të të moshuarve frekuentues të Qendrave të Moshës së Tretë dhe atyre sociale të Kryqit të Kuq e më gjerë dhe të grave në nevojë përfituese të projekteve sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Një nga degët e para që ka nisur shpërndarjen sot ishte ajo e Elbasanit, momente të të cilës po japim në këtë postim.
Përfaqësuesit e Degëve të Kryqit të Kuq, janë pjesëtarë të Komisioneve për menaxhimin e katastrofave në nivel vendor. Ata ndjekim me vëmendje situatën dhe në varësi të saj do të merren dhe hapat konkretë në përballimin e saj.
BASHKË NË NDIHMË TË NJËRI-TJETRIT NË SITUATA TË VËSHTIRA!