E gjithë shoqëria në një mënyrë ose në një tjetër është prekur nga pandemia COVID-19. Por personat me probleme shëndetësore, e veçanërisht mosha a tretë janë më të prekshëm dhe drejtpërdrejtë më të ekspozuar ndaj. Sigurisht që familjet me të ardhura të pakta e me probleme sociale bëhen akoma më vulnerabël, dhe situata social-ekonomike e vendit në tërësi është përkeqësuar për shkak të masave kufizuese duke bërë që të rritet numri i të papanëve e për pasojë dhe i njerëzve në nevojë.
Në përgjigje të situatës së krijuar, Kryqi i Kuq Shqiptar reagoi duke realizuar në fund të muajit mars një shpërndarje ushqimore për 1000 familjet më në nevojë të prekura nga pandemia, duke vënë në përdorim fondin e emergjencës të vetë shoqatës.
Në ndjekje të situatës së krijuar, në periudhën prill maj realizohet një tjetër shpërndarje, kësaj radhe për 2000 familje më në nevojë, të prekura nga pandemia, këstë herë me mbështetjen e Fondacionit të Coca-Cola.
Një shpërndarje e tretë do të realizohej në muajin qershor – korrik me ndihmën dhe mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK).
Ashtu si dhe në rastin e tërmetit të muajit nëntor që preku vendin tonë, Federata miratoi një ndihmë një mujore për 2000 familje më në nevojë, ndihmë që përbëhej nga një paketë ndihmë familjare një mujore, e përbërë nga një pako ushqimore 20.5 kg ushqime (sheqer 4 kg, vaj 4 litra, fasule 4 kg, oriz 4 kg makaron 4 kg dhe krip 0.5) + 10 kg miell dhe një kit higjienikë (5 sapunë dhe një shampo).
Realizimi i kësaj ndihme u mundësua në periudhën qershor – korrik. Në 38 degët e shoqatës në mbarë vendin u ndihmuan 2000 familje. Në degët e vogla të Kryqit të Kuq përfituan 30 familje, në degët e mesme 40 familje dhe në degët e mëdha 100 familje.
Në të njëjtën kohë FNKK&GjK mbështeti shoqatën me një kontigjent ndihma në materiale mbrojtëse për stafin dhe vullnetarët në realizimin e misionit të tyre humanitar. Realizimi i kësaj ndihme humanitare u krye në zbatimin e rreptë të masave të të ruajtjes së distancimin fizik.