Komunikatë Shtypi
Gjenevë, 9 nëntor 2021 –
Jagan Chapagain, Sekretari i Përgjithshëm i FNKK&GjK, ështe në Glasgow në COP26 për t’u siguruar që zërat e komuniteteve më të prekura në mbarë globin të dëgjohen dhe fjalët të përkthehen në vepra.
Në qëndrimin e tij në Glaskow i janë bashkuar dhe përfaqësues të Shoqatave të Kryqit të Kuq Kombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga komunitetet më të prekura nga katastrofat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike – si Fixhi, Kenia, Pakistani, Afrikën e Jugut dhe Vietnamin – të cilët kanë përjetuar eksperienca nga më dramatike në vijën e parë të ngjarjeve.
Në COP26, Jagan Chapagain bëri deklaratën e mëposhtme:
“Vendimet e marra në COP26 nuk kanë shkuar aq larg sa për të ndihmuar njerëzit në vijën e parë të betejës me krizën klimatike. Njerëzit më në nevojë, shpesh ata që kanë ndikuar më pak në ngrohjen globale, po paguajnë çmimin më të lartë. Përgjigja humanitare nuk mund të bëjë paqe me një krizë të përmasave të tilla. Ne duhet të sigurohemi që komunitetet të jenë më të afta për tu mbrojtur përballë rreziqeve në rritje — përfshirë këtu burimet për të parashikuar dhe vepruar përpara se të ndodhin rreziqet në rritje dhe për të përballuar pasojat shkatërruese të tyre. Komunitetet më të prekura kanë nevojë për veprim, jo për fjalë.
Udhëheqësit globalë po shënojnë progres, por angazhimet në COP26 deri më tani janë shumë të vogla dhe të pa balancuara. Ne kemi nevojë për më shumë mbështetje për tu përshtatur, për humbjet dhe për dëmtimet e pësuara. Dhe ne duhet të sigurohemi që ky financim të arrijë vërtet tek komunitetet më në nevojë. COP26 do të dështojë nëse nuk arrin të mbështesë aftësinë për tu përballur pikërisht të personave më të prekur që tashmë po përjetojnë pasojat katastrofike klimatike.
Emetuesit kryesorë të botës duhet të drejtojnë, të marrin përgjegjësitë dhe të ndihmojnë ata që janë më të rrezikuar nga ndryshimet klimatike për tu përshtatur. Kjo është shumë e rëndësishme për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë.”