Bie presioni për emigrantët në Kos, por e ardhmja mbetet e zymtë

 

Publikuar: 20 Gusht 2015

 Nga Stephen Ryan (@stiofanoriain), KNKK, nga Kos, Greqie

Sot Greqia, (‪#‎Greece) është duke mbajtur pjesën më të madhe të emigrimit, (‪#‎migration) në Evropë. Që nga fillimi i vitit 2015, më shumë se 160 000 persona kanë mbërritur në vend, pjesa më e madhe e tyre duke kaluar detin Aegean, në një nga ishujt më afër brigjeve të Turqisë. Vetëm në javën e fundit diku te 21 000 persona kanë mbërritur aty, më shumë se gjysma e numrit të atyre që kanë mbërritur gjatë gjithë vitit 2014.

Kos është ishulli që ka pritur numrin më të madh të emigrantëve në Evropë, duke qenë se është një nga pikat më të afërta me Turqinë. Çdo natë, janë me qindra ata që ngjiten në barka të vogla, që mbajnë secila jo më shumë se 12 persona, dhe kalojnë detin në errësirë. Ata sjellin vetëm çfarë mund të ngarkojnë, sepse këto barka kanë një hapësirë fare të vogël qëndrimi. Nuk është aspak një udhëtim i sigurt; në fillim të javës, gjashtë persona u mbytën në pritje për të mbërritur në brigjet e Kos, një prej të cilëve fëmijë.

Greqi, ishulli Kos 2Duke qenë se numri i personave që mbërrijnë në ishull, është gjithnjë në rritje në këto muajt e fundit, Dega e Kryqit të Kuq Grek e ishullit Kos, është përpjekur të japë ndihmesë e saj për ata që kanë më shumë nevojë. Dega ka përdorur burimet lokale për të ndihmuar ata që janë në nevojë, por ndihma që ata mund të ofrojnë është si një pikë uji në oqean.

Kësaj jave kanë mbërritur ndihma nga Athina, siguruar nga një mbështetje e Fondit të FNKK për ndihma në rast emergjente (DREF). Të enjten ishte dita e parë e shpërndarjes, ku rreth 350 persona përfituan pako ushqimore dhe kite higjienike. Batanije dhe pako për fëmijët, që përmbajnë dhe material sanitare, u janë shpërndarë të gjithë atyre që ishin në kujdesin e një fëmije. “Jemi duke tentuar të sjellim ndihmat më të nevojshme, por e dimë që kjo nuk është e mjaftueshme. Në mënyrë urgjente kërkohet më shumë mbështetje” shpjegon Irene Panagiopoulo, kryetare e degës së KK në Kos.

Me të mbërritur në ishull, çdo njëri nga të ardhurit, duhet të regjistrohet te autoritete vendore, në mënyrë që të bëjë të mundur në mënyrë legale, udhëtimin e tij përtej ishullit. Numri i personave në pritje që të plotësojnë regjistrimin në ishull, arriti majën me 7 000 këtë javë, por që ka rënë ditët e fundit falë ngritjes së qendrave të lëvizshme të regjistrimit, të organizuara nga autoritetet. Kjo qasje lehtëson situatën, si një zgjidhje e përkohshme, sepse janë me qindra ata që presin.

Greqi, ishulli Kos 3Habib Jaami nga Afganistani është njëri nga ata që presin. Së bashku me gruan e tij, dhe familjen e një kushëriri, ku bëjnë pjesë pesë fëmijë, kanë kaluar detin nga Turqia javën e fundit. Ata shpjegojnë se të dyja familjet janë larguar nga Afganistani, pasi morën kërcënime me vdekje. “Kam qenë i njohur në Afganistan si prezantues në TV, por siç duket kamë prekur njerëzit “jo të duhur”, dhe ky është

Çdo ditë, burrë e grua, vijnë në qendrën e regjistrimit në Kos, në pritje të thirrjes së emrit të tyre. Ata më treguan se dëshironin të shkonin në Gjermani, por do të ishin sidoqoftë të lumtur nëse familja e tyre do të ishte e sigurt. Për sa kohë që njerëzit do të ndjejnë frikë për sigurinë e familjeve të tyre, dhe për veten, ata do të vazhdojnë të largohen në drejtim të Evropës. Dhe kanë të gjithë të drejtën për të vepruar kështu, dhe ne kemi një përgjegjësi kolektive që t’i ndihmojmë ata.

– Lexo më shumë : http://ëëë.ifrc.org/en/neës-and-media/neës-stories/europe-central-asia/greece/pressure-eases-for-migrants-in-kos-but-stark-needs-remain-69237/#sthash.keISub58.dpuf

Ndajeni me miqte tuaj: