BBC: Konflikti në Siri: Një karvan me ndihma, më i madh deri tani, mbërrin në qytetin e rrethuar të Rastan

 

 Karvani më i madh i ndihmave deri tani në Siri, ka mbërritur në qytetin e rrethuar nga rebelët që ndodhet në qendër të vendit.

Gjashtëdhjetë e pesë kamionë me ushqime dhe ilaçe janë shpërndarë në ndihmë për rreth 120,000 civilëve në Rastan dhe rreth tij në provincën Homs.

Karvani me ndihma i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe  siriane është i pari që mbërrin në Rastan që nga viti 2012.

Një nga qëllimet e ndërprerjes të brishtë të pushimit të zjarrit ndërmjet grupeve armiqësore, i vendosur në vend që prej dy muajsh, ishte që të lejonte shpërndarjen e ndihmave në një hapësirë sa më të gjerë në të gjithë Sirinë.

Të mërkurën, qindra njerëz të sëmurë dhe të plagosur janë evakuuar nga katër qytete të rrethuara nga rebelët  dhe forcat qeveritare, si pjesë e një marrëveshje të mbikëqyrur nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane.

Megjithatë, operacione të tilla të ndihmës janë të rrezikuara nga përshkallëzimi i luftimeve në veri-perëndim të vendit, veçanërisht rreth qyteti të ndarë të Alepos.

Ndajeni me miqte tuaj: