Në datat 10 dhe 11 Nëntor 2023 delegatë nga i gjithë vendi u mblodhën në Tiranë për të diskutuar ecurinë e shoqatës për dy vitet e kaluara si edhe planin e veprimit për vitet në vazhdim. Një sërë dokumentesh të rëndësishëm u miratuan nga delegatët e Asamblesë, të cilat përmirësojnë edhe më tej kuadrin tonë ligjor.
E veçanta e kësaj Asambleje ishin zgjedhjet për Presidentin, Zv. Presidentin, Kryetarin e Komisionit të Financës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Përmes një procesi transparent dhe demokratik, degatët shprehën vullnetin e tyre me votë dhe zgjodhën Këshillin Drejtues si më poshtë:
- President: Ylli Alushi
- Zv. President: Gjon Boriçi
- Kryetare e Komisionit të Financës: Vjollca Katroshi
- Anëtarë të Këshillit Drejtues: Genci Fejzo, Julian Shishi, Luljeta Harka, Mimoza Tali, Rozeta Rrapi, Tomorr Agalliu, Mirela Huta, Romeo Rrapo, Shyqyri Zogolli, Tahir Demko
- I urojmë suksese dhe punë të mbarë Këshillit të ri Drejtues të Kryqit të Kuq Shqiptar!