Reshjet e shumta të ditëve të fundit, të kombinuara me vulnerabilitetin e zonës së Shkodrës, kanë krijuar një situatë të rënduar përmbytjeje në disa zona të këtij qarku dhe më gjerë.
Kryqi i Kuq Shqiptar në përmbushje të misionit të tij humanitar, po e ndjek nga afër situatën dhe është vënë në gjendje të lartë gatishmërie duke mobilizuar të gjitha strukturat e veta profesionale dhe vullnetare. Ai ka organizuar menjëherë shpërndarjet e para të ndihmave ndërkohë që u është drejtuar për ndihmë, partnerëve të tij brenda Lëvizjes ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Në këto momente të vështira të krijuara prej katastrofës, Kryqi i Kuq Shqiptar i drejtohet me një apel publik për ndihmë të gjithë popullit shqiptar, institucioneve të ndryshme, kompanive të biznesit, qytetarëve të thjeshtë që ta mbështesin operacionin humanitar në favor të njerëzve të prekur nga kjo katastrofë e jashtëzakonshme. Ai shpreson se solidariteti njerëzor dhe shpirti human i popullit shqiptar do të shpaloset si asnjëherë tjetër për t’ua lehtësuar sadopak vuajtjet banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi.
Ndihmesa qytetare është e mirëpritur në të gjitha degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në mbarë vendin dhe mund të konsistojë në ushqime (miell, ujë, oriz, makarona, fasule, vaj, sheqer), batanije, dyshekë dhe mbulesa. Për kontributet në të holla numrat e llogarisë janë si më poshtë:
Raiffeisen Bank
LEK: 0100000135 IBAN-AL33202110130000000100000135
EURO: 8020000135 IBAN-AL84202110130000008020000135
USD: 8030000135 IBAN-AL69202110130000008030000135
CHF: 8010000135 IBAN-AL02202110130000008010000135
SËIFT Code- SGSBALTX
Kryqi i Kuq Shqiptar
Banka Credins
LEK: 105090
EURO: 0000113576
USD: 178640 IBAN-AL19212110160000000000178640
SËIFT – CDISALTRXXX
Kryqi i Kuq Shqiptar
Banka Kombëtare Tregtare
LEK: 401039843
EURO: 401039843
LEK: 110005085
USD: 111005085
EURO: 111005085
Sëift code: NCBAALTX
Kryqi i Kuq Shqiptar shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë mbështetje dhe duke falënderuar në emër të përfituesve, dëshiron të sigurojë për një transparencë maksimale në përdorim e ndihmave! Ai i fton për këtë qëllim të gjithë që të ndjekin nga afër operacionin e tij dhe në veçanti mediat, si monitoruese e opinionit publik për përdorimin sipas destinacionit të përcaktuar të donacioneve.
Kryqi i Kuq Shqiptar është organizata më e madhe humanitare në Shqipëri që vepron si ndihmëse e qeverisë në përgjigje të fatkeqësive dhe krizave natyrore, sociale dhe shëndetësore. Ai është anëtar i Federatës Ndërkombëtare që prej vitit 1923. Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, së bashku me Federatën Ndërkombëtar e, përbëjnë Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.