Ambasadorja amerikane Yuri Kim viziton Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar

Faleminderit për mbështetjen ndër vite! 🇦🇱 | Si partnere dhe aleate të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara u përgjigjën menjëherë kur tërmeti 6.4 ballë goditi Durrësin në 2019, duke kontribuar më shumë se 2.4 milion dollarë në ndihmë për katastrofën. Sot, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe stafi i USAID/Albania vizituan Qendrën e Operacioneve Emergjente të inauguruar së fundmi në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar në Tiranë. Gjatë turit, Ambasadorja Kim pa ndikimin e ndihmës së qeverisë amerikane, u takua me stafin dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe diskutoi me ta mbi rëndësinë e punës së tyre. Ambasadorja Kim premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë, jo vetëm në përballimin e emergjencave dhe pandemisë, por përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt një të ardhmeje më të zhvilluar.

🇺🇸 | As Albania’s partner and ally, the United States responded immediately when the 6.4 magnitude earthquake struck Durrës in 2019 contributing more than $2.4 million in disaster assistance. Today, U.S. Ambassador Yuri Kim and @USAID/Albania staff toured the newly inaugurated Emergency Operations Center at the Headquarters of the Albanian Red Cross in Tirana. During the tour, Ambassador Kim saw the impact of U.S. government assistance, met with the Red Cross staff and volunteers, and discussed with them the importance of their work. Ambassador Kim promised that the United States will continue to support Albania, not only in coping with emergencies and the pandemic, but throughout its journey towards a more prosperous future.

Ndajeni me miqte tuaj: