Gëzuar Vitin e Ri Shkollor 2021 – 2022!
Falë ABI BANK 50 fëmijë jetimë dhe fëmijë të familjeve të prekura nga tërmeti u ndihmuan me tableta, çanta dhe mjete shkollore me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Me prezencen e përfaqësuesve të ABI BANK, Kryqi i Kuq Shqiptar Dega Tiranë organizoi një aktivitet festiv në ambientet e tij. Fëmijët u argëtuan nën tingujt e muzikës së bashku me personazhet e tyre të preferuar, dhe në fund të aktivitetit morën dhuratat e përgatitura.
Faleminderit ABI BANK që kontribuoni për familjet në nevojë dhe surprizoni fëmijët në fillimin e vitit të ri shkollor.
#ABIBANKdhuron #KKSH #100vjetkksh
