Në kuadër të 105-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar, u zhvillua edicioni i XII-të i Konkursit Kombëtar për Vlerat Humanitare “Rinia dhe Kryqi i Kuq”, ku morën pjesë 80 të rinj vullnetarë nga degë të ndryshme të organizatës. Pas zhvillimit të fazave gjysmëfinale dhe finale, vendin e parë e fitoi Dega e Elbasanit, e ndjekur nga Dega e Tiranës në vendin e dytë dhe Dega e Kuçovës në vendin e tretë.
Konkursi synoi të forcojë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve në fushën e vlerave humanitare, Parimeve Themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq, ndihmës së parë, mbështetjes psikologjike, parandalimit të trafikimit dhe përdorimit të substancave, dhurimit vullnetar të gjakut dhe përgatitjes ndaj emergjencave.
Përtej garës, aktiviteti shërbeu edhe si një mundësi për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes të rinjve vullnetarë, duke forcuar angazhimin e tyre në shërbim të komunitetit.




