Ekspozita XXI Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” – 8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe

 

Ekspozita Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” është përmbyllja e një fushate të gjerë që KKSH ndërmerr për përhapjen e vlerave humanitare te fëmijët, në promovimin e ndjenjës së vullnetarizmit dhe të solidaritetit në ndihmë të atyre që kanë nevojë, fushatë kjo e filluar që në muajin Shkurt.

Këtë vit, punimet më të mira, të dala nga ekspozitat e organizuara në degët e KK do të ekspozohen në hollin e Hotel Plazza, më datë 8 maj, në orën 11.00, ditë në të cilën do të organizohet dhe ceremonia e hapjes dhe ndarja e çmimeve. Janë 300 punimet më të mira, të nxjerra nga rreth 3500 punime në teknika të ndryshme si pikturë e mirëfilltë, akuarel, pastel, vizatim, etj. që kanë konkurruar në Ekspozitat e hapura në 39 degët e Kryqit të Kuq, ku morën pjesë nxënësit e 231 shkollave 9 vjeçare në të gjithë vendin. Gërshetimi i talentit të fëmijëve me idenë që mbartnin këto punime na dhanë një aktivitetet sa kulturor aq edhe edukativ. Punimet më të mira të ekspozitës, do të jenë pjesë e kalendarin e fundvitit të botuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Organizimi i kësaj ekspozite u bë e mundur falë dhe bujarisë së Digitalb, Agna Group, APR, Bashkisë Tiranë dhe Hotel Plazza, të cilët i falënderojmë.

Ndajeni me miqte tuaj: