Në nderim të kësaj dite, Kryqi i Kuq Shqiptar zgjodhi të organizonte Ekspozitën XXIII Kombëtare të Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, por dhe të mbillte pemë dekorative në Amfiteatrin e Liqenit dhe të vendoste lule në bustin e Henry Dunant që ndodhet në Molin me të njëjtin emër te Liqeni artificial në Tiranë.
Ndërkohë Dega e KK Tiranë organizoj Konkursin e Ndihmës së Parë, Tirana 2019. Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Magj. Ylli Alushi falenderoi vullnetarët për punën e kryer në vite në ndihmë të më nevojtarëve dhe shprehu besimin e tij për më shumë suksese në të ardhmen.