Zhvillimi i vrullshem industrialo-teknologjik dhe aktiviteti njerëzor janë dy nga faktorët bazë të ndrysimeve klimatike e ndotjes shumëformëshe të mjedisit.
Nisur nga kjo dhe mbështetur në aktivitetet shumë vjeçare promovuese e praktike, që Kryqi i Kuq Shqiptar realizon në fushën e shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit dhe rëndësisë së higjienës në komunitet për shëndetin e njeriut, këtë vit, në Ditën Botërore të Mjedisit, KKSH zgjodhi të veprojë në një mënyrëmë ndryshe nga vitet paraardhëse.
Me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin dhe përgjegjshmërinë për rolin që duhet të marrë cdo anëtarë i komunitetit lidhur me mjedisin, në 20 degë të shoqatës, u ndërmorën veprimtari masive higjienizuese. Kështu, u kërkua bashkëpunimi me autoritetet vendore si Drejtoritë e Shëndetit Publik, Drejtoritë Arsimore dhe atë të shkollave, me Ndërmarrjet e Pastrim- Gjelbërimit, por dhe të tjera shoqata që veprojnë në qytetet e tyre;
Duke filluar nga data 1 qershor vullnetarët e KKSH u krye një punë e madhe promovuese e sensibilizuese, duke i bërë thirrje komunitetit, në radio e në TV lokale, duke shpërndarë fletë palosje, e vendosur postera, etj. me qëllim tërheqjen e tyre në veprimtaritë masive higjienizuese të vullnetarëve të KKSH për pastrimin e territoreve pranë banesave, në rrugët dhe sheshet kryesore. Në këtë aksion të madh higjienizues u përfshin degët e KK Tiranë, Shkodër, Korçë, Librazhd, Gramsh, Lushnje, Kavajë, Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Delvinë, Dibër, Kukës, dhe dhe në plazhet publike në bregdetet degët e KK Vlorë, Durrës, Lezhë, Pogradec, etj.
Veprimtaritë kulmuan më datë 5 Qershor, kur vullnetarët aktivë të Kryqit të Kuq, së bashku me nxënës të shkollave të mesme, me slogane për mjedisin, realizuan fillimisht një tur në këmbë dhe në disa qytete me biçikleta, dhe më pas duke kaluar në veprimtari konkretë në pastrimin e territoreve më të ndotura të qyteteve. Kjo veprimtari pati jo vetëm mbështetjen por dhe pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore përgjegjëse për mjedisin, dhe shumë anëtarë të komunitetit.
Mediat lokale të disa qyteteve pasqyruan aktivitetet, ndërsa degët përdorën në masë median sociale për sensibilimin e komunitetit para dhe pas veprimtarisë.
Veprimtari të tilla janë me shumë rëndësi, në mënyrë të veçantë, në prag të sezoni veror.
Kryqi i Kuq Shqiptar