“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, në Ditën Botërore të Higjienës në Komunitet u kthye në një aksion të madh mbarë shqiptar, aksion të cilit ju bashkëngjitën dhe vullnetarët e degëve të KK në mbarë vendin.
Nga Veriu në Jug, vullnetarët tanë në bashkëpunim me shkollat nëntëvjeçare dhe ato të e mesme ishin në ballë të këtij aksioni. Përmendim këtu:
– Degën e KK Kukës dhe nxënësit e Shkollës së Mesme “Havzi Nela” dhe asaj 9-vjeçare;
– Degën e KK Laç dhe nxënësit e Shkollës “At’Shtjefen Gjecovi”;
– Degën e KK Gramsh dhe nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Rilindja”;
– Degën e KK Elbasan dhe nxënësit e Gjimnazit “Vasil Kamami” dhe ata të Gjimnazit “Dhaskal Todri”;
– Degën e KK Kuçovë dhe nxënësit e Shkollës “28 Nëntori”;
– Degën e KK Durrës dhe nxënës e Shkollave “L. Tomeu”, “B. Qeraxhia” dhe “Q. Mici”.