Edhe unë dua të jetoj! Është ky mesazhi që përcjell iniciativës së përbashkët të Klinikës KEIT dhe Kryqin e Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Më 18-21 Tetor ishte seanca e radhës e dhurimit të gjakut, organizuar na ambientet e Klinikës KEIT. Ishin të shumtë individët që u ofruan për të dhuruar gjak, rreth 120 prej të cilëve dhuruan gjak 93, një shembull i mrekullueshëm që duhet të ndiqet në vazhdimësi. Falënderojmë Dr. Skerdi Faria për përkushtimin e treguar dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë iniciativë.
Falë kësaj iniciativë ndërmjet Klinikës KEIT dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, janë mbi 800 persona që kanë dhuruar gjak në këtë Klinikë, që nga fillimi i vitit 2016.
Një tjetër bashkëpunim i me vlerë në fushën e dhurimit vullnetar të gjakut është ajo ndërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Fabrikës së çimentos “Antea Cement” realizuar në datat 20-21 tetor. Ky bashkëpunim po kthehet në një traditë të vyer në aspektin e dhurimit vullnetar të Gjakut falë mbështetjes së Drejtorit të fabrikës dhe menaxherit të Dept. për burimet njerëzore z. Fatmir Koço. Thirrja “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” u përcoll për një javë në ambientet e fabrikës duke sensibilizuar me dhjetëra punonjës. Mbi 70 veta u ofruan për të dhuruar gjak dhe u pranuan në përputhje me kriteret e dhurimit 45 prej tyre. vullnetarë. Në ditët në vazhdim do të organizohet përsëri, seancë dhurimi gjaku.
Një tjetër dhurim, në mbështetje të fëmijëve talasemikë u realizuar nga punonjësit e Bashkisë së qytetit të Kavajës, Iniciativë kjo që pati mbështetjen e Kryetarit të saj z. Elvis Roshi. Të shumtë ishin ata që u ofruan për të dhuruar gjak dhe 30 prej tyre dhuruan.
Në të njëjtën kohë Shoqata, përcjell një Falënderim dhe Mirënjohje të veçantë për të gjithë Drejtuesit e institucioneve që organizuan dhurim gjaku këtë muaj. Një Falënderim të veçantë, shoqata përcjell për të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut të këtyre institucioneve dhe në veçanti për ato që dhurojnë rregullisht.
Programi i gjakut