Kryqi i Kuq Shqiptar është angazhuar në një fushatë kombëtare për të ndihmuar sa më shumë njerëz në nevojë, familjarë, fëmijë e të moshuar.
Pikërisht në këtë Ditë, degët e KK kanë organizuar shpërndarje ndihmash për familjet në nevojë por dhe për të moshuar të vetmuar dhe fëmijë.
Por kjo fushatë ka dhe anën e vetë edukative. Ne duhet të mësohemi me solidaritet. Këto ndihma vijnë kryesisht nga donacionet e mbledhura nëpër shkolla, institucionet shtetërore e ato private si dhe sipërmarrjet e biznesi.
BASHKË NË NDIHMË TË FAMILJEVE MË NË NEVOJË!