14 qershori është Dita Botërore e dhuruesve Vullnetarë të Gjakut

– Pikërisht në kuadrin e kësaj dite, Kryqi i Kuq Shqiptar organizon prej vitesh një fushatë sensibilizuese për dhurimin vullnetar të gjakut, e cila kulmon me veprimtari të shumta pikërisht në këtë datë. Vullnetarët e Kryqit të Kuq organizojnë takime sensibilizuese, shpërndajnë materiale promocionale në favor të kësaj iniciative, organizojnë dhe seanca dhurimi gjaku.
Të shumta janë institucionet që i janë bashkangjitur iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht. Nesër çdo kush prej nesh mund të jetë nevojtarë për gjak. Kontributi i gjithsecilit prej nesh sot, është një kontribut në zgjidhjen e këtij problemi në shkallë kombëtare. Me gjithë përmirësimet e dukshme në këtë fushë, nevojat janë akoma më të mëdha, vecanërisht në periudhën e pushimeve verore.
Në këtë fushatë të Kryqit të Kuq, një numër i madh i degëve të shoqatës kanë arritur të organizojnë seanca dhurimi në institucione shtetërore dhe sipërmarrje private. Përmendim këtu degën e KK Tiranë, por dhe atë të Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Pukës, Fierit, Lushnjës, Vlorës, Korçës e Elbasanit, vullnetarët e të cilave kanë bërë një punë mjaft të lavdërueshme dhe me rezultate konkrete.

Ndajeni me miqte tuaj: