Çdo vit të shumta janë aktivitetet e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe degëve të tij në këtë ditë. Edhe këtë 14 Qershor nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale i ftuan qytetarët që të bashkohen me thirrjen e KKSH për të ndihmuar fëmijët talasemikë nëpërmjet “lëngut të Jetës”. Në Tiranë eventi kryesor u zhvillua pranë Hotel Marriott me prezencën e dhjetëra qytetarëve, ambasadorëve, gazetarëve, artistëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar. Në këtë aktivitet nuk mungoi prezenca e medias dhe mesazhet e përfaqësuesve diplomatikë në vend për mbështetjen e nismës së KKSH në fushën e dhurimit vullnetar të gjakut.
“Kjo është një ditë që, jo vetëm na kujton rëndësinë e dhurimit të gjakut, por edhe shërben për të falënderuar mijëra dhuruesit vullnetarë të cilët janë pranë nevojtarëve të gjakut në çdo ditë të vitit.” – kështu u shpreh Koordinatorja e Programit të Dhurimit të Gjakut, Znj. Blerta Ndrekaj.
Kujtojmë se gjaku i dhuruar vullnetarisht nuk nevojitet vetëm për fëmijët talasemikë, por edhe për të aksidentuarit, të sëmurët dhe qytetarët që në një fazë të jetës së tyre kanë një nevojë urgjente për gjak. Gjithë aktiviteti i Kryqit të Kuq Shqiptar zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut e cila është struktura përgjegjëse për marrjen dhe administrimin e gjakut të dhuruar. Doktoresha e këtij institucioni, Znj. Mirela Spahiu, u shpreh – “Janë rreth 600 fëmijë talasemikë që kanë nevojë për gjak. Këtë sasi deri më tani kemi arritur t‘a administrojmë. Numri i vullnetarëve dhurues të gjakut është në rritje, edhe pse, dhurimet familjare mbajnë peshën kryesore të dhurimeve.”
- Përpos aktivitetit në Tiranë edhe degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në Tropojë, Shkodër, Berat, Korçë, Vlorë, etj, zhvilluan aktivitete sensibilizuese për të informuar qytetarët mbi rëndësinë e këtij akti human por edhe seanca dhurimi ku komuniteti mund të dhuronte gjak.
Për më shumë informacione rreth këtij eventi ju ftojmë të klikoni link-et më poshtë:
https://www.vizionplus.tv/dhurimi-vullnetar-i-gjakut-autoritetet-bejne-thirrje-per-me-shume-kontribute/?fbclid=IwAR2590N3MJA6pBQOr4_jWQuLJn3sSqcCIJjF_gMbIEp4fHRkG5LsC_6U9fE