14 Qershor 2017 – Solidaritet i madh me të gjithë ata që kanë nevojë për gjak.

 

 

Kudo, në të gjithë vendin, në Tiranë, në Durrës, në Berat, apo në Gjirokastër, por dhe në Pukë, Elbasan, Lezhë e Korçë, etj. vullnetarët e Kryqit të Kuq bënin thirrje publikut të gjerë, por dhe kolektivave të ndryshme të institucioneve shtetërore apo private për të dhuruar gjak.

 

Në vazhdimësi këto dy javë, që nga fillimi i muajit qershor është promovuar iniciativa e Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht. Dje ajo kulmoi ku vetëm në një ditë janë dhuruar rreth 200 njësi gjak.

 

Dhuron gjak studentët e Akademisë së Policisë por dhe ata të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Por ajo që është e rëndësishme kishte shumë njerëz të thjeshtë, nga publiku i gjerë që u ofruan gjak për fëmijët talasemikë! Një fushatë e tillë nuk do të mundej kurrsesi të realizohej pa kontributin e vyer të të gjithë vullnetarëve të Kryqit të Kuq e në veçanti vullnetarët e angazhuar në Klub 25!

Ndajeni me miqte tuaj: