Çfarë mund të bëjmë? Dhuro Gjak, Dhuro Tani, Dhuro Shpesh.
Këtë vit fushata për dhurimin vullnetar të gjakut është fokusuar në dhurimin vullnetar të gjakut në situata emergjence. Në situata krize apo në emergjenca, përgjigja më e mirë njerëzore do të ishte: Çfarë unë mund të bëj? Si mundet unë, të ndihmojë? Dhe në përgjigje të kësaj, slogan i fushatës për vitin 2017 është: Dhuro gjak, Dhuro Tani, Dhuro shpesh.”
Në ditët që pasuan tërmetin shkatërrues në Nepal në vitin 2015, me qindra vullnetarë shkuan për të dhuruar gjak. Por, Nepali kishte një furnizim të rëndësishëm me gjak, falë punës në vite që ishte bërë për të ngritur kulturën e dhurimit vullnetar të gjakut. Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq vë theksin dhe një herë te rëndësia që çdo individë mund të luaj në përgatitjen për emergjencën e ardhshme, duke dhuruar gjak tani.
Asnjëri nuk e di se kur një katastrofë do të godasë. Por çdo katastrofë ka viktima, dhe shumë prej këtyre viktimave kanë nevojë për gjak. Pra çfarë ju duhet të bëni? Mos prisni deri sa katastrofa të godasë. Dhuro gjak, dhuro tani, dhuro shpesh.
Në botë mblidhen 112.5 milion njësi gjaku. Gjysma e tyre në vendet në zhvillim.
Nëse 1% e popullsisë do të dhuronte gjak, vendi do të siguronte nevojat bazik për lëngun e jetës.
57 vende e mbledhin gjakun që u nevojitet vetëm nga dhurimet vullnetare të gjakut.