14 Qershor 2016 Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut

 

 

 

 

Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bëjmë një njeriu që ka nevojë. Ajo është dhurata e jetës.

 

 

 

Çdo14 Qershor, në ditën e lindjes dhe në nderim të shkencëtarit të shquar dhe nobelistit vjenez, Dr. Karl Landsteineri cili zbuloi sistemin e grupeve te Gjakut O,A,B organizohet festimi i Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut kudo në botë.

 

Këtë vit, “Gjaku na bashkon të gjithëve” është slogani i fushatës në kuadër të Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Ai do të përçohet nga vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH) së bashku me mesazhin tjetër : “Falë jetë duke dhuruar gjak”, për të treguar se dhurimi vullnetar i gjakut inkurajon njerëzit për t’u kujdesur për njeri tjetrin duke promovuar kështu solidaritetin n ë komunitet.

 

14 Qershori  ësht ë nj ë dit ë falënderimi për dhuruesit e gjakut q ë kulmon me ”dhënie – marrje” ndërmjet dhuruesve dhe pacientëve. Ajo ka për qëllim të motivoj gjithashtu dhuruesit e rregullt që të vazhdojnë dhurimin e gjakut si dhe t ë inkurajoj ë njerëzit me shëndet të mirë të dhurojnë gjak.

 

Informacion i përgjithshëm:

Transfuzioni i gjakut dhe i produkteve të tij ndihmon për të shpëtuar miliona jetë n ë mbar ë bot ën, çdo vit. Ai ndihmon pacientët që vuajnë nga sëmundje të rrezikshme për jetën të jetojnë më gjatë dhe me cilësisht m ë mir ë duke mbështetur procedurat mjekësore dhe kirurgjikale. Ai luan nj ë rol thelbësor, jetëshpëtues lidhur me shëndetin dhe kujdesin për nënën dhe fëmijën gjatë fatkeqësive natyrore apo dhe ato njerëzore.

 

Në shumë vende, nevojat për gjak jan ë m ë lart se rezervat dhe shërbimet e gjakut përballen me sfidën e pamjaftueshm ëris ë, nd ërkoh ë q ë Ju duhet të sigurojnë cilësin ë dhe sigurinë e tij. Mjaftueshm ëria me gjak sigurohet vetëm nëpërmjet dhurimeve të rregullta nga dhurues vullnetar të gjakut.

 

Qëllimi i OBSH është që deri në vitin 2020, të gjithë vendet të sigurojnë furnizim me gjak nga dhurues vullnetarë e pa-pagesë. Sot, vetëm n ë 62 vende, sigurimi i gjakut realizohet thuajse 100% nga dhurues vullnetare papagesë të gjakut, ndërsa në 40 vende t ë tjera, ku përfshihet dhe vendi yn ë, shërbimi i transfuzionit ende është i varur nga dhurues familjarë, madje dhe nga ata me pagesë.

 

Së bashku le të bëjmë ndryshimin!

 

Gjaku, është një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, ai është dhe një lëndë që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë.

 

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha si pasoj ë e aksidenteve t ë forme, apo ndërhyrjeve kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, apo si kurë shoqëruese në disa patologji si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit, etj…

Aktualisht në sajë të informimit dhe promovimit gjaku sigurohet kryesisht nga familjarët dhe dhuruesit vullnetarë. Megjithatë, ende në Shqipëri dhurohet 10 herë më pak gjak se sa janë nevojat për të.

Duhet të dini se gjaku ka një cikël riprodhimi të përhershëm prej 21 ditësh, pra është e zakonshme që ai të shkatërrohet vetë. Përse ta lemë të shkojë dëm?!

Gjak, mund të dhurojnë të gjithë ata që janë të shëndetshëm dhe n ë moshë nga 18 deri 60 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Ndërkohë që organizmi ynë ka rreth 5-6 litra gjak, sasia q ë dhurohet  ësht ë 400- 450 ml, sasi e papërfillshme krahasuar me peshën n ë t ër ësi.

Vendi ku ju mund ta dhuroni gjakun, janë Bankat e gjakut pranë spitaleve t ë qytetit, Qendra Kombëtare e Shërbimit të Transfuzionit në Laprakë dhe çdo Institucion shtetëror apo privat që ofrohet të kthehet në qendër të përkohshme dhurimi vullnetar të gjakut, me pranin ë e një ekipi të bankës së gjakut, organizuar nga KKSH.

Para se të kryeni këtë akt solidariteti, mjekët sigurohen n ëse Ju gëzoni shëndet të plotë dhe se dhurim nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj n ëp ërmjet intervistimit dhe vizitës mjekësore. Pasi kryeni dhurimin, ju duhet të qëndroni 20 minuta shtrirë dhe të pini një sasi të bollshme uji ose lëngje, për të zëvendësuar gjakun e dhuruar. Pas disa ditësh, për shkak të ciklit natyror të riprodhimit, gjaku do të rifitojë të njëjtin përqendrim të përbërësve të vet.

Më tej gjaku juaj ekzaminohet për disa sëmundje ngjitëse si: HIV, Hepatitet dhe Sifilizi, si dhe i nënshtrohet analizave t ë zakonshme. Ekzaminimet janë shumë të rëndësishme si për shëndetin e dhuruesit ahtu dhe për atë të marrësit. Ato kanë një kosto të lartë, por janë falas dhe konfidenciale.

 

Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bëjmë një njeriu tjetër që ka nevojë. Ajo është dhurata e jetës.

 

Ndajeni me miqte tuaj: