Njëzet e katër orë me Responder – anijen e shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe

 

(Foto: Rosemarie North / FNKK)

Na ndiqni në një udhëtim 24 orësh në anijen e shpëtimit “Responder”, që punon për të shpëtuar jetë në detin Mesdhe si një partneritet ndërmjet Kryqit të Kuq dhe Stacionit të Ndihmës për emigrantët (MOAS). Që nga fillimi i operacioneve të tij në muajin gusht, ekipi në bordin e anijes ka arritur të shpëtojë 1 500 njerëz të gjetur në det.

 

 moas-2

(Foto: Rosemarie North / FNKK)

Duke skanuar horizontin

Drejtuesi i ekipit të Kryqit të Kuq Eugenio Venturo skanon ujërat deri tej në horizont me qëllim kapjen e ndonjë objekti nga radari.

moas-3

(Foto: Rosemarie North / FNKK)

Duke parë nëpërmjet instrumenteve

Në bordin e Responder, ekuipazhi përdor radarët, hartat dhe informacionin e ardhur me qëllim që të zbulojë çdo mjet lundrimi me probleme.

moas-4

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Një rast shpëtimi

Përpara se të perëndojë dielli, projektorët ndriçojnë një mjet lundrimi të tejmbushur me njerëz që shpresojnë të kalojnë në Europë. The Migrant Offshore Aid Station (MOAS) dhe ekipi i Kryqit të Kuq nisen për të shpëtuar njerëzit.

moas-5

(Kenny Karpov / MOAS)

Aksioni i shpëtimit

Anëtarët e ekipit shpëtues MOAS u shpërndajnë jelekë shpëtimi të gjithë personave që ndodhen në barkë. Të paktën njëri prej tyre nuk do të dijë të notojë.

moas-6

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Barkat e rrezikshme

Më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë ndodhen në një gomone të vogël indiane gome vdekjeprurës që ka humbur motor e tij si pasojë e dëmtimit të tij.

moas-7

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Shpëtimi i fëmijëve të vegjël

Anëtarët e ekuipazhit të MOAS arrijnë të shpëtojnë një fëmijë të vogël që është arritur të kalohet nga një tjetër anije.

moas-8

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

 Ndihma e njerëzve në bordin e anijes

Anëtarët e ekuipazhit të MOAS dhe të Kryqit të Kuq ndihmojnë njerëzit e shpëtuar në bordin e Responder.

moas-9

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Në bord

Në bord, njerëzit e shpëtuar ndjehen të lodhur nga historia e hidhur që kanë kaluar në mes të detit Mesdhe dhe nga udhëtimi i vështirë që për muaj me radhë ata nuk e kanë ndërmarrë. Më në fund ata janë të sigurt në bord, dhe mund të shplodhen.

moas-10

(Kenny Karpov / MOAS)

Përgatitja e ushqimit

Drejtuesi i ekipit të Kryqit të Kuq, Eugenio Ventura, nga Kryqi i Kuq italian, merr ushqime të gatshme për t’u a shpërndarë njerëzve të shpëtuar në këtë udhëtim shpëtimi.

moas-11

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Batanije termike

Për t’i mbajtur njerëzit ngrohtë gjatë natës, Kryqi i Kuq shpërndanë batanije termike.

moas-12

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Evakuimi mjekësor

Infermieret e Kryqit të Kuq Kerstin (Carrie) Jantsch dhe Nicole Rähle, nga Kryqi i Kuq Zviceran, përkujdesen për një person me plagë djegie përpara se ta dërgojnë në spital.

moas-13

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Evidenca e pasagjerëve

Eugenio Ventura, nga Kryqi i Kuq Italian dhe drejtues i ekipit të Kryqit të Kuq, kontrollon në tabelën e Responder shifrat e sakta të burrave, grave dhe fëmijëve, që janë shpëtuar.

moas-14

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Duke folur me personat në bord

Kerstin (Carrie) Jantsch, nga Kryqi i Kuq zviceran, është infermiere në ekipin e shpëtimit të Kryqit të Kuq. Ajo bën bisedon lirshëm me personat e shpëtuar.

moas-15

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

moas-16

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Ushqimi për fëmijët e vegjël

Infermierja e Kryqit të Kuq Kerstin (Keri) Jantschgi nga Zvicra përgatit recetën e ushqimit për fëmijët e vegjël të shpëtuar nga Responder në Mesdhe.

moas-17

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Fëmijët

Infermierja e Kryqit të Kuq Nicole Rähle, nga Zvicra tregon një përkujdesje të veçantë për pasagjerët e vegjël.

moas-18

(Foto: Kenny Karpov / MOAS)

Zbarkimi

Pjesëtarë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq italian mirëpresin njerëzit e shpëtuar dhe i pajisin ata me këpucë, batanije, rroba, një vakt të ngrohtë dhe mundësinë për t’i treguar familjeve të tyre që janë të gjallë dhe mirë.

moas-19

(Foto: Cesare Quinto / Kryqi i Kuq Italian)

Pjesëtarët e ekipit të FNKK, Dr Cristian Plaiasu, në të majtë, dhe drejtuesi i ekipit të Kryqit të Kuq Eugenio Venturo, të dy nga Kryqi i Kuq Italian duke ngrënë mëngjes në bordin e  Responder përpara se dita të nis përsëri.

Ndajeni me miqte tuaj: