Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Kryqi i Kuq Shqiptar ka zhvilluar veprimtari të shumta ndërgjegjësuese në komunitet në 38 Degëyt e tija në vend për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë.
Në degët e Kryqit të Kuq Shqiptar janë zhvilluar seanca sensibilizimi, dhe paralelisht në 12 degë të Kryqit të Kuq, qendër qarku, veprimtari ndërgjegjësuese në sheshet publike të qyteteve, ku u ngritë çadra dhe u afishuan dhe shpërndanë materialet e botuara enkas për këtë veprimtari, ndërkohë që vullnetarët kanë sensibilizuar komunitetin për rreziqet nga fatkeqësitë.
Paraprakisht janë trajnuar vullnetarë dhe staf nga degët e Kryqit të Kuq mbi këtë veprimtari dhe veprimtari të tjera për katastrofat që do të zhvillohen në të ardhmen.
Veprimtaritë janë zhvilluar në 57 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin me rreth 20 mijë nxënës përfitues të cilët kanë marrë informacion mbi rreziqet nga katastrofat, ndërkohë që janë rreth 100 mijë përfitues indirekt.
Në veprimtaritë sensibilizuese të organizuara nga Dega e Kryqit të Kuq Tiranë ishin të pranishëm Presidenti i KKSH, z. Ylli Alushi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Artur Katuçi. Në veprimtarinë e organizuara në gjimnazin “Qemal Stafa” ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që i përshëndeti nxënësit dhe mësuesit mbi rëndësinë e zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat.