Një informim nga Dega e Kryqit të Kuq Gramsh, dy ditë më parë për rënien e një zjarri të madh në një pallat në qytet, vuri në lëvizje strukturat e shoqatës për t’u ardhur në ndihmë 12 familjeve, të cilave u ishte shkrumbuar gjithcka.
Pjesëtarët e këtyre familjeve janë evakuuar dhe sistemuar në ambjentet e një konvikti në qytet nga strukturat e emergjencës civile dhe pushteti vendor. Përfaqësues të Degës së KK Gramsh kanë parë nga afër dhe kanë vlerësuar situatën e rëndë të familjeve të djegura, e kanë kërkuar mbështetjen e qendrës së Kryqit të Kuq për të dhënë ndihmën e nevojshme në një kohë sa më të shkrutër.
Falë gadishmërisë së strukturave vullnetare dhe gjendjes së stokut në gadishmëri, u bë e mundur që vetëm dy ditë nga katastrofa t’u vihej në ndihmë këtyre familjeve, me pako ushqimore, miell, kite higjenike, batanije dhe kite kuzhine.