Të shumta janë veprimtaritë promocionale të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në të globin për ndihmën e parë, veprime të thjeshta që mund të shpëtojnë jetë!
Këtë vit motoja e Qendrës Globale të Referencave për Ndihmën e Parë #GlobalFirstAidReferenceCentre është “Bëhu një hero i ndihmës së parë në shkollë dhe në komunitetin tënd”.
Të shumta ishin dhe veprimtaritë e organizuara nga degët e Kryqit të Kuq Shqiptar, pikërisht atje në komunitetet e tyre.
Ndërsa vullnetarët e Degës së KK Tiranë kishin zgjedhur të zhvillonin aktivitete demostruese me të rinjtë të Gjimnazin “Ismail Qemali” dhe të moshuarit e fëmijët me aftësi ndryshe pranë Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, Dega e KK Elbasan organizuan një veprimtari insformuese dhe sensibilizuese në bashkëpunim me degën e DRTRR Elbasan.
Dega e KK Berat realizoi një aktivitet sensibilizues në komunitet, e po kështu dhe dega e KK Skrapar, e po kështu Dega e KK Lezhë, Shkodër, Korçë, e Vlorë, veprimtari këto që kanë pasur në fokusin e tyre të rinjtë, të moshuairt dhe fëmijët.
Të gjitha degët janë duke u përgatitur për një paraqitja sa më dinjitoze në Konkursin Kombëtar të Ndihmës së Parë që do të zhvillohet në Ditët e Parë të muajit Tetor në Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar
#WFAD2021 #NationalSocieties #ChildrenAndFirstAid
#BeAHero #Schools #Children #FirstAidForAll
