1 Tetor, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve!

Në kuadër të kësaj dite, vullnetarët e degëve të Kryqit të Kuq kanë zhvilluar veprimtari të ndryshmë në ndihmë dhe mbështetje të moshës së tretë. Këtu më poshtë do të gjeni momente nga këto veprimtari të zhvilluara nga Degët e KK Tiranë dhe Skrapar, të cilët në Tiranë vizituan të moshuarit dhe shpërndanë paketa ushqimore për familjet në nevojë. Ndërkohë Dega e KK Skrapar, qëndroi në qytetin e Poliçanit, në shtëpinë e të moshuarve, falë dhe mbështetjes së donatorit Z. Albert Zaimi.
Në këtë ditë vullnetarët tanë apelojnë për më shumë vëmendje, përkujdes dhe dashuri për të moshuarit. Nën moton “ Pleqëri pa vetmi” ftojmë komunitetin të kontribuojë për moshën e tretë.

Ndajeni me miqte tuaj: