Siç janë të shumta gëzimet e fëmijëve në këtë ditë, ashtu janë dhe veprimtaritë e zhvilluara nga dega në këtë ditë: Nisi me festimin e kësaj ditë me fëmijët në komunitet! Një festë kjo e zhvilluar në ambientet e Shkollës jopublike “Arkos”, të cilën e falënderojmë për mbështetjen në organizimin e kësaj feste ashtu siç falënderojmë AlbControl që mundësoi dhuratat për të gjithë fëmijët pjesëmarrës në aktivitet!
Festa vazhdoj me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, duke u premtuar se do të jemi përherë pranë jush me surpriza e dhurata.
Për të vazhduar me fëmijët e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë! Vullnetarët e degës kaluan kohë me fëmijët dhe u shpërndanë të gjithëve dhurata. Në shenjë falënderimi fëmijët kishin përgatitur një pikturë dhuratë për vullnetarët e KKSH për kujdesin e vazhdueshëm dhe dashurinë që dhurojnë sa herë shkojnë pranë këtij instituti. Kjo pikturë do të zbukurojë zyrat tona!
Një tjetër organizim që meriton falënderimi ishte ai me fëmijët e Shkollës Speciale të Fëmijëve me Aftësi Ndryshe “Luigj Gurakuqi”! Një atmosferë hareje mbushi ambientet e kësaj shkolle dhe dhe zemrat e këtyre fëmijëve. Pasi u dëfryen dhe u zbavitën me nxënësit e kësaj shkolle, vullnetarët ndanë dhurata për ta.
Vullnetarët e degës morën pjesë gjithashtu në aktivitetin #UnëMbrojFëmijët organizuar me kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Aktiviteti synonte mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhe stenda ku ishte vendosur KKSH (stenda e Fluturave), promovonte mbrojtjen e të drejtës së fëmijëve për kujdes shëndetësor.
Pikërisht në këtë ditë, një mënyrë për të festuar ndryshe këtë festë gjeti dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë që dhuroi ushqime dhe para për fëmijët. Faleminderit që iu bashkuat fushatës sonë.
Gëzuar festën fëmijë! Ne do të jemi gjithmonë me dhe pranë jush!